Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet europiane po ecën me ritme të shpejta, por frika e ekspertëve të integrimit është zbatueshmëria e reformave. Dhjetëra drafte ligjore të miratuara me nxitim në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, po shoqërohet sipas akademikes Migena Leskoviku me një sërë sfidash dhe me skepticizmin se ndryshimet ligjore mund të mbeten në letër.