Një infermier i denoncuar nga emisioni Fiks Fare një vit më parë u arrestua sot në Korçë për vjedhje ilaçesh. Nikolin Ciko, infermier i urgjencës ë spitalit vodhi një sasi medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë në farmacinë spitalore. Në dëshminë e tij para uniformave blu, tha se i ka vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, duke shtuar se ka edhe një kredi për të shlyer.