India po përballet me një valë të fuqishme të motit të keq, pasi cikloni Biparjoy ka nisur të përhapet me shpejtësi në shumë zona. Erërat e fuqishme dhe shirat shkaktuan dëme në rrugë, njëkohësisht ka pasur shumë përmbytje. Qeveria e Gujarat ka vendosur të fillojë evakuimin e mijëra personave nga zonat e cënueshme, për t’i dërguar më pas në vende të sigurta deri në qetësimin e situatës.