Ka përfunduar në kohë rekord rruga e re “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falënderoi banorët për durimin dhe punëtorët që kryen punimet në një kohë të shkurtër. Përveçse do të rrisë vlerën e pronës, Veliaj u shpreh se rruga pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.