Kompania farmaceutike Merck & Co njoftoi se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.Nëse miratohet, ilaçi i firmës Merck do të ishte pilula e parë që do të përdorej për të trajtuar COVID-19, një hap potencialisht i madh në përpjekjet për të luftuar pandeminë, thote VOA.