Çmimi i naftës bruto pësoi rënie mes deklaratave se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA po përgatitet të hedhë në treg një nivel rekord të rezervave të naftës, duke kapërcyer 182 milionëtë fuçi që përdori në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kuotimi i arit të zi ka mbetur dukshëm nën pikun e mbërritur më herët gjatë javës, teksa ka shenja të zbutjes së shqetësimit që kishte pushtuar tregjet e energjisë.