Personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre kanë protestuar për të disatën herë para Bashkisë së Durrësit për detyrimet e pashlyera për periudhën 2005-2010. Një pjesë e mirë e tyre kanë fituar me gjyq të drejtën e përfitimit të detyrimit financiar që rrjedh për shkak të indeksimit të gabuar të pagesave të invaliditetit dhe kujdestarisë në atë periudhë, por bashkia e Durrësit nuk ka ekzekutuar vendimet bazuar në ligjin për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.