India po përballet me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, që e ka bërë termometrin në kryeqytetin Delhi të shënojë 49.2 gradë Celsius. Zyrtarët madje paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten akoma edhe më shumë, ndaj i kanë bërë thirrje banorëve të bëjnë kujdes e të marrin masa paraprake. Kjo është e pesta valë të nxehti që përplaset mbi Indinë prej muajit mars.