Një 52-vjeçare u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit. Fillimisht u dyshua se gruaja që jetonte e vetme në këtë banesë, të ishte asfiksuar nga tymi i zjarrit që shpërtheu në orët e para të kësaj të hëne, por hetimet e mëvonshme zbuluan një ngjarje edhe më të tmerrshme.