Gjykata e Beratit kyçi në burg pronarin e kalit që u bë mollë sherri në kalanë e Beratit, duke lënë pas një të vdekur. Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj) 63-vjeç shprehu pendesë duke deklaruar se 42-vjeçarin Keli Hoxha nga Tirana e vrau në në gjaknxehtësi e sipër, pasi ai e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Mema iu kërkoi falje edhe familjarëve të viktimës në sallë.