Policia ka zbardhur një vrasje të ndodhur 14 vite më parë në Greqi, ku autor është Dritan Hoxha dhe një person tjetër që ka pasur rolin e bashkëpunëtorit. Dritan Hoxha është arrestuar këtë të enjte në lagjen Hoxhaj në Tepelenë, pasi u identifikua si autor dhe u shpall në kërkim.