Deputeti Erion Braçe ka kundërshtuar Alfred Rushajn në sallën e Kuvendit, pasi ai tha se vendi ynë nuk ka pasur ndërprerje energjie elektrike që prej vitit 2006. Braçe u shpreh se në vitin 2007 vendi ynë kishte vetëm 4 orë drita. Ai tha se i lutej kryeministrit të asaj kohe që t’i jepte Beratit 5 orë drita në ditë.