Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen ndaj ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas kërkesave të shumta që të jepte dorëheqjen pas tragjedisë së vrasjes së Martin Canit. Nga takimi me prindër e mësues ku prezantoi planin e masave për sigurinë në shkolla, Rama tha se Manastirliu ka mbështetjen e tij, pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor.