Dy personat që kërcënuan një qytetare në Tiranë duke i djegur derën e banesës, janë identifikuar dhe vënë në pranga. Gjatë operacionit policor të koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u arestuan A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.