Hungaria voton në 3 prill për zgjedhjet parlamentare, një sfidë kjo e madhe për kryeministrin aktual Viktor Orban në 12 vite qeverisje të vendit. Pasi hodhi votën në kuti mëngjesin e së dielës Orban tha se ai pret një fitore të madhe. “Unë kam punuar prej shumë muajsh dhe prandaj pres një fitore të madhe , kjo është se çfarë i duhet vendit.”