Top News – ‘Nuk do të ketë më tolerancë…!’ Iran, kërcënohen protestuesit, 1 mijë të arrestuar
06/01/2026 15:27

Irani ka arrestuar më shumë se 1.000 persona që nga fillimi i protestave, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, HRANA, megjithëse numri i saktë mbetet i vështirë për t’u verifikuar pasi demonstratat vazhdojnë në të gjithë vendin. Diako Alavi, një gazetar me bazë në Paris tha për Radion Evropa e Lirë se konfirmimi i numrit të të ndaluarve gjatë protestave është “jashtëzakonisht i vështirë”, dhe vuri në dyshim besueshmërinë e deklaratave zyrtare dhe akuzave të ngritura ndaj të ndaluarve. Burime në teheran thanë se rreth 40 apo 50 persona po ndalohen çdo ditë. Raportet në rrjetet sociale tregojnë se disa arrestime u kryen gjatë protestave në rrugë, ndërsa të tjera duket se përfshinin ndalime të rastësishme nga forcat e sigurisë. Kreu i gjyqësorit, Golamhossein Mohseni-Ejei, akuzoi ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po mbështesin hapur demonstratat. Ai gjithashtu udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të vendit dhe prokurorët provincialë që të tregojnë “zero tolerancë” ndaj të ndaluarve. Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut flasin edhe për të paktën 25 të vrarë në Iran gjatë nëntë ditëve të para të protestave që nisën në pazarin e Teheranit, për shkak të rënies së vlerës së monedhës dhe inflacionit në rritje, dhe që janë përhapur tani në të gjithë vendin. Irani është ndërkohë edhe nën presion ndërkombëtar, me presidentin amerikane Donald Trump që kërcënoi të premten se do të vijë në ndihmë të protestuesve në iran nëse forcat e sigurisë do ti qëllojnë ata. Në përgjigje, lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, premtoi se vendi nuk do të gjunjëzohet para armikut.

Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49