Top News – Stuhi e madhe bore të enjten / Ngrin Evropa, kaos në rrugë e shkolla të mbyllura
06/01/2026 15:19

Britania pritet të goditet nga një stuhi e madhe bore nga e enjtja, ndërsa vendi po përballet me valën më të rëndë të të frohtit deri më tani. Qindra shkolla u mbyllën të martën ndërsa pati kaos në aeroporte dhe stacione hekurudhore, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë kanë lëshuar paralajmërime të frikshme. Stuhia Goretti do të sjellë borë, shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Angli dhe Uells të enjten dhe të premten. Meteorologët kanë lëshuar paralajmërime për anglinë jugperëndimore dhe uellsin, që para stuhisë. Ndërsa alarmi për të ftohtë therës është zgjatur deri të dielën, me temperaturat minimale që mëngjesin e të martës zbritën deri në -12 gradë celcius. Deri më tani, reshjet më të mëdha të borës janë regjistruar në skoci por pati dëborë edhe në londër. Të paktën 775 shkolla u mbyllën në të gjithë vendin për shkak të motit. E gjithë evropa ndërkohë është përfshirë nga moti i acartë me borën dhe akullin që ka cuar në anulimin e qindra fluturimeve në Holandë dhe që kanë marrë pesë jetë njerëzish në francë, deri më tani. Në Gjermani, temperaturat ranë shumë nën minus 10 gradë Celsius në jug dhe në lindje të vendit, mëngjesin e të martës. Pjesë të mëdha të vendit ishin të mbuluara me borë. Meteorologët parashikuan se një stuhi që do të godiste vendin të premten, me reshje të dendura bore dhe erëra të forta.

Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49