Viktor Orban, e sfidon edhe një herë Bashkimin Europian. Kryeministri hungarez tha se vendi i tij nuk do ta mbeshtesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në formën në të cilën ajo është prezantuar, duke përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.