Hungaria po e sheh si shqetësim serioz ashpërsimin e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Rreziku i përshkallëzimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë është “më i madh se asnjëherë më parë”, deklaroi ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Szalay-Bobrovniczky, i cili shtoi se për këtë arsye, do të vendoset një sistem për mbrojtjen ajrore në pjesën verilindore të vendit.