Një çift të moshuarish kanë humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Lushnjë. Asfiksimi nga gazi u ka marrë jetën 90-vjeçarit L.K. dhe bashkëshortes së tij 82-vjeçare Q. K. Ata janë gjetur pajetë në banesën e tyre në fshatin Rrapëz, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.