Gjykata e Vlorës ka përcaktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, i cili humbi kontrollin e gomones teksa lundronte në det dhe për pasojë u lënduan dy pushues. Ndaj 37-vjeçarit u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, seancë e cila u drejtua nga gjyqtar Hektor Sinanaj dhe prokurore Erida Visoci.