Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi pasi ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati në Greqi. Viktimë mbeti shtetasi Mariglen Hoxha ose siç i thërrisnin të gjithë, Mario, i cili ishte punëtor në sektorin e ushqimit. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit lokal, ku ai kishte shkuar për të punuar jashtë orarit për të plotësuar të ardhura, pasi familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë.