Top Channel/ Humb Rusia fiton Shqipëria. Vendi ynë anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, OKB
10/10/2023 19:40

Pas votimit me 123 vota pro këtë të martë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vendi ynë u zgjodh anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026. Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. “Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkruan Ministri Hasani në rrjetin social X. Por ndërsa vendi ynë e ka fituar një vend në këtë këshill kaq të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ia ka refuzuar këtë të drejtë Rusisë. Oferta e Rusisë për të qenë anëtarë e këtij Këshilli u rrëzua për shkak të pushtimit prej saj të Ukrianës. Rusia, konkurronte me Bullgarinë dhe Shqipërinë për dy vende të hapura të caktuara për grupin rajonal të Evropës Lindore, por mori vetëm 83 vota në një votim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Objektivi kryesor i Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të jetë të punojë brenda Këshillit dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët pa diskriminuar askënd. Vendi ynë do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet e tjera anëtare të OKB-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gjithë partnerët për zbatimin e këtyre angazhimeve. Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30