Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët e dyshuar e kanë braktisur pranë një spitali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari u la i plagosur pranë hyrjes së spitalit, e më pas ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë në kokë.