Një 13 vjecar ka gjetur vdekjen në Elbasan teksa aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së mërkurës ku i mituri në gjendje të përgjumur ka dalë në ballkon dhe ka rënë. Policia thotë se 13 vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Burimet shtojnë se i mitur gjatë natës zgjohej sonambul dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.