Mijëra qytetarë u bënë pjesë e homazheve për ikonën italiane të modës. Qindra njerëz pritën në radhë në Teatrin Armani në Milano. Nga personalitet të njohura nga bota e artit, si Donatella Versace dhe qytetarët që adhuronin artin e tij, bënë nderimet pranë arkëmortit që u rrethua me trëndafila të bardhe dhe qirinj. Pranë trupit të pajetë të legjendës së modës, që u nda nga jeta të enjten në moshën 91-vjeçares qëndronte partneri i tij, Leo Dell'Orco. Për yjet që bashkëpunuan me të ndër vite, Armani ishte stilisti që punonte me mjeshtëri dhe i jepte identitet çdo veshjeje që krijonte.