Holandezët i festuan Krishtlindjet nën hijen e izolimit dhe masave të ashpra të vendosura nga qeveria me shpresën që në këtë mënyrë, të arrijë të frenohet numri në rritje i infektimeve me Covid 19 në mbarë vendin. Masat përfshijnë dhe një karantinë të fortë, me të gjitha dyqanet jo të domosdoshme të mbyllura deri në 14 janar. Në rrugët e boshatisura të Hagës, kalimtarët e paktë thonë se nuk u ka mbetur gjë tjetër, vecse të shpresojnë që vitin e ardhshëm, “ do të jetë më mirë”.