Mark Rutte kryeministër i mbretërisë së Holandës zhvilloi një vizitë disa orëse në Tiranë. Konferenca e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama preku edhe cështjet e integrimit Europian. Rama- “Kemi folur për momentin ku jemi, e dimë shumë mirë që Holanda, Franca e Gjermania dhe të gjithë janë absolutisht gati për t’u ulur si Bashkim Evropian, në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociatave, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”.