“Përse je arrestuar?”, e provokoi gjyqtari 61-vjeçarin Dilaver Idrizi, por ai duke mohuar çdo gjë u përgjigj: “Nuk e di, ma thoni ju”. I akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë pasi hodhi bashkëjetuesen nga kati i tretë i pallatit, Idrizi nuk kishte zgjedhur as avokat, kurse asnjë i afërm nuk u interesua për të.