71 efektivë kanë mbetur të plagosur nga përballja me protestuesit gjatëv këtyre tri ditëve, sipas Policisë së Shtetit. Skënder Hita - Disa prje tyre me dëmtime të rënda. Në deklaratën e parë për shtyp që nga nisja e protestës së studentëve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u doli në mbrojtje uniformave blu, për të cilët tha se garantojnë të drejtën për protestë paqësore, por nuk mund të jenë mburojë për dhunën, zjarrvënien dhe grabitjen. Skënder Hita - Dua t’ju jap një garanci të qartë, në përballjen me dhunën keni mbështetjen time, të ministrit dhe të qeverisë.