Rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve lajmëron hapjen e hipermarketit më të ri në Pajtoni Business Center. Me një investim serioz, hapësira e re prej 2000 m2 ofron lehtësirat dhe produktet më cilësore, për të shndërruar përvojën e blerjeve në një kohë të kaluar cilësisht për çdo familje shqiptare. Ky investim i ri i Big Market vjen edhe me kurimin e zakonshëm italian, ku produktet më të mira të mishit dhe bulmetit vijnë nën kujdesin me përvojë dhjetra vjeçare e mjeshtrit Floriano Tagliavento.