Gati 2.000 emigrantë shqiptarë që kanë udhëtuar këtë vit drejt Anglisë, të rritur janë hequr si minorenë me qëllimin të shmangnin deportimin, thotë Daily Telegraf. Gazeta e njohur britanike citon ministrin e emigracionit, Robert Jenrick, të pohojë se një në pesë emigrantë meshkuj që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se janë nën 18 vjeç, me shpresën se në këtë mënyrë do të arrijnë të sigurojnë të drejtën për azil.