Me rënien e gongut elektoral, Prokuroret e drejtuar nga Olsian Çela do të zbarkojnë ne Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve për te vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryeprokurori i Pergjithsem dhe Komisioneri Ilirjan Celibashi ranë dakort për një protokoll bashkëpunimi ku njerëzit e drejtësise do marrin ne kohe reale te dhena që do vijnë nga monitoruesit në terren për të parandaluar krimet zgjedhore.