Kush e dha urdherin per te qelluar mbi protestuesit? Ne funksion te kesaj pyetje Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 Janarit. Ai ka qëndruar për më shumë se tre orë, duke ofruar per prokuroret nje material audio, qe përmban komunikimet e Gardës së Republikës përpara, gjatë dhe pas protestës që përfundoi me vrasjen e katër protestuesve.