Kalimi ilegal i shumë shqiptarwve nga Shqipëria drejt Anglisë ka vënë në lëvizje dhe policinë shqiptare e cila ka nisur një hetim të përgjithshëm. Policia Kriminale dhe zyra e antitrafiqeve e kanë bazuar hetimin kryesisht te materialet që u jepen nga partnerët britanikë në lidhje me identitetet e personave që ata kanë zbuluar si pjesë e rrjetit që kryen kontrabandimin kundrejt pagesës që varion nga 3 deri në 20 mijë paund.