Presidenti serb Aleksandar Vucic ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara që nga viti 1999. “Në secilin prej atyre akteve tregohet së është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione”, deklaroi ai.