Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Vlorë ku më shumë se 40 turistë të moshave 14 dhe 15 vjeç nga Polonia kanë shfaqur shenja helmimi pasi ishin duke bërë guidën turistike në turin Karaburun-Sazan. Në grupe ata kanë mbërritur për ndihmën e parë në spitalin e Vlorës me simptoma si të vjella, dhimbje barku e këputje trupi. Disa prej tyre po marrin regjim spitalor, pasi nuk ndjehen mirë.