Deputetja e Krujës, Merita Bakiu dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kanë folur në oborrin e Kuvendit për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë duke thënë se kryetari i bashkisë, Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen. Ndër të tjera, Bakiu sqaroi se familjet janë në krizë sepse nuk po furnizohen me ujë dhe askush nuk reagon për këtë çështje.