Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Që në orët e para të ditës, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit. Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese. Përveç Tiranës, bojkotimi i mësimit raportohet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Gjimnazistë dhe studentë janë përfshirë në lëvizjen e protestës, në përgjigje të thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.