Edhe pse në përmasa më të vogla, përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as fermerët në Cerrik. Hapja e portave të hecit të Banjës ka përmbytur sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në fshatrat Linas e Selitë. Fermerët kanë pësuar dëmë të mëdha sidomos në sera e pemtari.