Rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovën janë përjetësuar me muzeun që u lansua të martën në Prishtinë. Krahas rrëfimeve, artefaktet do të flasin përjetësisht fuqishëm për përjetimet e tyre në muzeun "Çast" që synon nderimin për guximin e të mbijetuarve. Kuratorja Eliza Hoxha thotë se muzeu projekton momentin kur jeta kishte ndryshuar për të mbijetuarit e dhunës seksuale.