Nga sot, avionët F16 dhe F35, do të jenë pjesë e aeroportit ushtarak të Kuçovës, jo vetëm për të përmbushur detyrat e NATO-s, por edhe për të ruajtur hapësirën ajrore të vendit tonë. Zhurmën e munguar prej tre dekadash të avionëve MIG e rikthyen në Kuçovë avionët e NATO-s. E hëna e 4 marsit e vendos Shqipërinë, jo thjesht si një vend anëtarë të NATO-s, por edhe në pasjen e një baze ajrore ushtarake.