Ishte tërheqja e mbështetjes së forcës politike të presidentit Milo Gjukanovic ajo që solli rënien e qeverisë së Dritan Abazovicit në Malin e Zi pas nënshkrimit të marrëveshjes polemizuese më Kishën Serbe atje. Tani, kryeministri shqiptar në largim duket po kërkon shpagim. Abazovic i tha Zërit të Amerikës , pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se duhet votuar iniciativa për shkarkimin e kreut të shtetit.