Vetëm një javë më parë njoftoi për herë të parë zyrtarisht praninë e koronavirusit brenda kufijve të saj, dhe tani, Koreja e Veriut habit me pretendimin se ka shëruar mbi 1 milionë vetë nga Covid 19.Media shtetërore transmetoi pamjet e qindra ushtarëve dhe personelit nga njësia mjekësore e Ushtrisë Popullore Koreane në një miting gjigand në kryeqytetin Penian, si dhe imazhe të mjekëve ushtarakë që vizitonin një farmaci, duke u përpjekur kështu të tregonte gadiashmërinë e lartë të vendit ndaj sëmundjes.