Top Channel/ Gruaja e Navalny publikon provat e vd*kjes së bashkëshortit të saj, akuzon Kremlinin
17/09/2025 21:07

Në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter), të mërkurën, Yulia Navalnaya akuzoi drejtpërdrejt Kremlinin për vdekjen e bashkëshortit të saj, Alexei Navalny, duke thënë se analizat ndërkombëtare të mostrave biologjike nga trupi i tij tregojnë shenja helmimi. Yulia Navalnaya citon rezultatet e analizave nga laboratorë të huaj mbi prova biologjike të marra nga trupi i Navalny-t. Në videon që publikoi, Navalnaya, e cila akuzon Kremlin për vrasjen e bashkëshortit të saj, tregon se Alexei Navalny kërkoi ndihmë më 16 shkurt 2024 në orën 12:10, duke thënë se ndihej keq, me djegie në gjoks dhe stomak, dhe më pas filloi të villte. “Kërkoj që gjetjet të bëhen publike, në mënyrë që të dalë në dritë ‘e vërteta e pakëndshme’,” shtoi ajo, pa specifikuar se cili helm është përdorur. Hetuesit rusë që trajtuan rastin arritën në përfundimin në vitin 2024 se Navalny “vdiq nga një kombinim sëmundjesh”, një pretendim që gruaja e tij e mohon kategorikisht. Alexei Navalny, një nga figurat më të spikatura të opozitës në Rusi dhe një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin, ndërroi jetë në rrethana të dyshimta në shkurt 2024 në një burg të sigurisë së lartë në Arktik. Vdekja e tij ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare dhe dyshime të thella për një helmim të mundshëm, të denoncuar publikisht nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya. Edhe në gusht të vitit 2020, Navalny u helmua rëndë me agjentin nervor “Novichok” dhe u trajtua në Gjermani, ku mbijetoi falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore. Raportet ndërkombëtare konfirmuan përdorimin e agjentit kimik të ndaluar, por Rusia mohoi çdo përfshirje. Pavarësisht rrezikut, ai u rikthye në Rusi në janar 2021, ku u arrestua menjëherë dhe u dënua me disa vite burg në kushte tepër të ashpra. Ai ndërroi jetë në vitin 2024, pas një helmimi. Alexei Navalny do të mbahet mend si një figurë e guximshme që sfidoi një regjim të fuqishëm, dhe si njeriu që pagoi çmimin më të lartë për të vërtetën. Vdekja e tij mbetet ende pa përgjigje dhe një pikë e nxehtë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.

Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14