Identifikohet vatra e parë me gripin e shpendëve në qarkun e Elbasanit. Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatrat e Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.