Top Channel/ “Groenlanda nuk është në shitje”/ Kryeministrja e Danimarkës i përgjigjet Trumpit
16/01/2025 23:26

Kryeministrja e Danimarkës, ka thyer heshtjen pas disa ditësh dhe i është përgjigjur Donald Trumpit pas deklaratës së tij për Groenlandën që shkaktoi furtunë. Mette Frederiksen, i ka thënë presidentit të zgjedhur amerikan se i takon Groenlandës që të vendosë vetë për të ardhmen e saj. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shkaktoi trazira në Kopenhagen dhe në kryeqytetin e Groenlandës javën e kaluar kur deklaroi se SHBA dëshironte të merrte ishullin e madh arktik, i cili është një territor autonom i Danimarkës. Ai nuk e përjashtoi edhe ndërhyrjen ushtarake mbi të dhe mbi Kanalin e Panamasë. Në një telefonatë 45-minutëshe të mërkurën, Frederiksen i ka thënë Trumpit se Danimarka është e përgatitur të rrisë përgjegjësinë e saj për sigurinë në Arktik. Ajo ka përsëritur edhe deklaratat e kryeministrit të Groenlandës, Myte Eje, i cili së fundmi ka deklaruar se Groenlanda nuk është në shitje. Trumpi nuk ka reaguar publikisht ndaj thirrjes. Sidoqoftë, ai ka ripostuar në llogarinë e tij TruthSocial një sondazh të vitit 2019, që tregonte se 68% e groenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka. Gjatë mandatit të tij të parë si president, Trumpi pati thënë se donte të blinte Groenlandën. Asokohe Frederiksen e kishte quajtur propozimin "absurd", ndërsa më pas ai nw shenjw hakmarrjeje kishte anuluar papritur një udhëtim zyrtar në Danimarkë.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19