Mijëra grekë, shumë prej tyre në orët e para të mëngjesit i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-mbretit të Greqisë, Kostandinos Gliksburg që vdiq në 10 janar në moshën 82-vjeçare. Radhë të gjata me simpatizantët e familjes mbretërore u krijuan jashtë kishës së vogël Agios Eleftherios pranë Katedrales së Mitropolisë së Athinës, ku ishte vendosur arkivoli i mbështjellë me flamurin grek.