Mijëra protestues pro-palestinez marshuan drejt Ambasadës Izraelite në Athinë duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza. Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur "Liri për Palestinën " ata kanë shprehur mbështetjen dhe solideritetin e tyre me palestinezët , duke dënuar sulmet izraelite të cilat i konsiderojnë si një masakër e madhe si dhe bllokadën ndaj cibilëve të rrethuar e të urritur. Tragjedia më e madhe është që viktimat janë civilët, janë fëmijët. Fatkeqësisht, nëse nuk arrijnë të dërgohen ilaçe dhe ushqime, do të humbasin jetën edhe 14.000 fëmijë të tjerë.