Ushtria greke ka zhvendosur një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në ishullin e Kretës, pas kërcënimeve të raportuara të Iranit për të goditur bazat ushtarake amerikane në Evropë. Sipas mediave greke, bateria është transferuar nga ishulli Karpathos drejt Kretës, ku ndodhet baza e rëndësishme amerikane në Suda. Pamjet treguan sistemin Patriot mbi një kamion, në pritje për t’u ngarkuar në një traget.